Lajmet e fundit

Revolucioni i seksit: Rregullat e reja që duhet të dini për 2016-ën

Për çfarë janë ankuar femrat gjatë këtij viti, këshillat që mos ti përsërisni gabimet

Pavarësisht ku jeni në jetën tuaj dhe me marrëdhëniet tuaja, kur vjen puna për rutinën seksuale ka gjithnjë mjete të reja seksuale që mund t’i shtohen kutisë suaj të përdorimit.

Kemi folur me ekspertë seksi, për të parë ku konsistonin dështimet e 2015, dhe çfarë duhet të bëjmë për një vit më të mirë, për vitin që po vjen, dhe si të kënaqemi me lëvizje të reja.

Për t’ia arritur qëllimit do t’ju duhet një partner më i mirë për vitin 2016.

Çfarë shkoi keq në vitin 2015

Sipas ekspertes të marrëdhënieve, Dr. Kat Van Kirk, shumica e çifteve kanë shkuar treshe, madje edhe katërshe këtë vit. Por këtu doktoresha nuk e ka fjalën aspak për persona të tjerë në krevat, por për iPhone-t. “Këtë vit, shumica e çifteve ankohen se sa negativisht ka ndikuar prania e këtyre pajisjeve elektronike në jetën seksuale të tyre,” thotë ajo. Ajo tregon se ka neglizhencë dhe mosangazhim.

Një tjetër shqetësim sipas Dr. Kirk ishte mungesa e dijeve dhe aftësive të djemve për të stimuluar klitorin e partnerëve të tyre. “Duke e fokusuar vëmendjen vetëm në pjesën e sipërme të klitorit është shumë intensive për shumë femra. Duhet të përpiqeni ta stimuloni edhe jashtë klitorit”.

“Kam dëgjuar ankesa edhe për mjekrën e meshkujve, që ndikon negativisht në seksin oral. Mjekra është në trend, por për femrat është shumë e ashpër”.

Çfarë duhet të bëni këtë vit? Evoluoni lëvizjet tuaja

Është shumë e rëndësishme mënyra se si ju perceptojnë gratë në dhomën e gjumit. Dr.Kirk thotë se për shkak se femrat gjithnjë e më shumë po kryejnë marrëdhënie me persona të rastësishëm, ato futen në një shumëllojshmëri të madhe teknikash seksuale. “Duhet të silleni si student në një lojë ku stilet dhe mënyrat duhet të ndryshohen vazhdimisht”.

Eksperti i marrëdhënieve, Coleen Singer pajtohet me Dr. Kirk: “Teksa gratë eksplorojnë seksualitetin e tyre, dhe i shtyjnë kufijtë e tyre seksualë, ata presin që partnerët e tyre do t’i bashkohen kësaj aventure. Prandaj kërkohet komunikim përpara, gjatë dhe pas eksperimenteve seksuale”. Për të përmirësuar komunikimin dhe të ndryshoni atë që po bënit më parë, Dr. Kirk thotë ta konsiderojmë çdo femër si unike. “Ajo që do të funksionojë me njërën, mund të mos funksionojë me tjetrën. Shpejtësia, këndi, apo presioni gjatë marrëdhënies seksuale janë të ndryshme në femra të ndryshme. Riedukoni veten me femrën që keni në krah”.

Provoni lodrat e seksit

Dr. Singer tha që në 2015, shumica e femrave ankoheshin se meshkujt e tyre nuk ishin të hapur për përdorimin e lodrave të seksit në dhomën e gjumit, gjë që për femrat është diçka e pëlqyeshme. Nëse mashkulli tregohet i gatshëm për përdorimin e lodrave të seksit kjo do të thotë që është i interesuar për kënaqësinë e saj.

Provojeni në mjedise të jashtme

A ju kujtohet ajo ndjenja e frikës kur ishit adoleshentë? Frika se mos ju kapte njeri. Qoftë edhe lëvizja apo zhurma më e vogël, që ju bënte të mendonit se do t’ju zbulojmë. Për një kënaqësi më të madhe një eksperiencë të tillë mund ta provoni përsëri.

Eksperimentoni

Kohët e fundit, mund të nxiteni nga libra e filma të shumtë, si ai i Fifty Shades of Grey. Provoni t’i lidhni kyçet partnerit, apo t’i mbyllni sytë me shall. Këto truke të vogla do ta bëjë seksin më emocional e si pasojë më të kënaqshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.