Cristiano Ronaldo disa herë shfaqet i lumtur në Madrid e disa herë jo, cka ka bërë qetë shtihen zërat për një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll.
Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Real Madrid? Kjo është pyetja që ngrenë të gjitha mediat spanjolle.
Portugezi disa herë shfaqet i lumtur në Madrid e disa herë jo, cka ka bërë qetë shtihen zërat për një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll.
Po ku mund të shkojë Cristiano Ronaldo?
HIPOTEZAT – Faqja franceze Le Sport 10 ka bërë një listë me klubet që mund të blenë “Topin e Artë”. Në vend të parë është PSG, që është edhe klubi që e ka kërkuar më shumë Ronaldon.
Presidenti Al Khelaifi do një kampion në mënyre që të zëvendesojë largimin e Zlatan Ibrahimovic.
Manchester United është një tjetër hipoteze, por pa harruar Amerikën apo Katarin, ku Ronaldo mund te mbyllte karrierën duke përfituar shifra marramendëse, raporton Portali Albeu.
BARCELONA? – Mes mundësive është edhe Barcelona, megjithëse shumë e vështirë për t’u realizuar. A do ta tradhtonte Ronaldo popullin madrilen për të veshur fanellën Blaugrana? Imagjinojeni përkrah Messit, Neymarit dhe Suarezit. Barcelona do fitonte gjithçka pa zbritur në fushë.
“Për mua do te ishte thuajse e pamundur të vishja fanellën e Barcelonës ose te ndonjë klubi tjetër te Premier Leagues që nuk është United. Por, në futboll nuk ka garanci 100%. Në botën e futbollit nuk kanë gjëra të sigurta”, ka thënë ditë më parë Ronaldo.