Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Siri. Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm gjerman gjatë një interviste ku mbrojti ndërhyrjen ushtarake të Berlinit në qytetin e rropatur nga lufta.
Frank walter Steinmeier tha gjatë së premtes se përfshirja e Gjermanisë në luftën kundër ISIS ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë në vend.
“Kërcënimi nga Shteti Islamik nuk mbaron në kufijtë gjerman. Kështu ne nuk mund t’i mbyllim të gjitha dyert, të ulim grilat dhe të fikim dritat me shpresën se ISIS do të godasë vetëm fqinjët që i kanë të ndezura”, tha Steinmaier.
Gjermania ju bashkua koalicionit anti-ISIS në Siri, pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit që lanë të vdekur 130 persona. Gjithsesi, ministri i Jashtëm përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore.
“Jam plotësisht dakord me Sigmar Gabriel se asnjë trup gjerman nuk do të luftojë kundër ISIS në territorin sirian”, tha Steinmeier, duke iu referuar liderit të partisë së tij social-demokrate, e cila është pjesë e koalicionit të madh me CDU-në e Angela Merkelit.
Gabriel ka shprehur më herët shqetësimet lidhur me mundësinë e dërgimit të trupave tokësore kundër grupit terrorist. Gjermania ka dërguar 6 tornado në Siri, që ndihmojnë në operacione zbuluese, por nuk janë angazhuar në sulme ajrore.
/ Top Channel