Lajmet e fundit

Restelica në ankth të ortekëve, akuzon pushtetin se s’po ndërmerr asgjë

“Çdo mëngjes zgjohem me shpresën që nuk do të ketë ndonjë shembje gurësh”.

Këto janë fjalët e para të Retki Gjelos, banor i fshatit Restelicë të Dragashit.

Ai shprehet i zhgënjyer me institucionet si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, duke thënë se nuk bëjnë asgjë për ta përmirësuar jetën e këtyre banorëve.

Thotë se rreziku më i madh është gjatë dimrit, përcjell koha.net. Zyrtarët komunalë thonë se kanë vënë disa shtylla metalike dhe disa rrjeta për parandalimin e rrëshqitjes së gurëve dhe borës, mirëpo nuk është e mjaftueshme.

Tragjedia e fundit në Restelicë ka shtuar frikën nga katastrofat e tjera të mundshme te banorët.Në shkurt të vitit 2012, një ortek i borës goditi 15 shtëpi në këtë fshat, ku si pasojë e kësaj mbetën të vdekur 9 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.