Migrimet e kosovarëve nuk ndalen, pushtetarët udhëtojnë për mëditje
Prishtinë, 9 shkurt – Se me çfarë joserioziteti po e shohin krerët e institucioneve të vendit fenomenin e eksodit më të madh në Kosovë, që prej atij të vitit 1999, dëshmon edhe sjellja e papërgjegjshme e ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili në vend se të qëndrojë në Prishtinë, të punojë për qytetarët e këtij vendi, të cilët po largohen masivisht, ende vazhdon ta luajë rolin e shefit të kabinetit të Hashim Thaçit, duke e shoqëruar atë nëpër vizitat e shumta jashtë vendit, punë që e ka bërë disa vite më parë.
Ministri Çollaku po sillet sikur të mos e këtë kuptuar se Hashim Thaçi nuk është më shefi i tij, siç ka qenë për shume vite, por një koleg ministër, tani i Punëve të Jashtme/Kosova Sot/