Sonte të gjithë duhet të shijojmë pamjen e qiellit, pasi sonte për herë të parë pas 38 viteve shfaqet Hëna e ftohtë e plotë.
Hëna e plotë e ftohtë është hëna e plotë përfundimtare e vitit dhe shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, transmeton TetovaSot.
Kjo është hera e parë që ka rënë më 25 dhjetor që nga viti 1977, dhe kjo nuk do të ndodhë përsëri, deri në vitin 2034./TetovaSot/