Lajmet e fundit

Ahmeti: Kryeministri në Ikje, s’ka çka fol për Vetëvendosjen!

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa, në lidhje me zgjedhjet, nga ku ka thënë se VV nuk do të fitojë në zgjedhje në Kosovës. Ahmeti duke iu referuar Kryeministër në Ikje, Mustafës i’a ka kujtuar një deklaratë të mëherëshme këti të fundit, nga ku kishte thënë se e fiton komunën e Prishtinës me duar në xhepa, e në këtë rast atij, ia ka mohuar të flas për partinë që e udhëheq Prishtinën, transmeton gazetablic.com

“Me duar në xhepa nuk qeveriset. Një njeri që i ka humbur tri palë zgjedhje nuk mund ta ketë legjitimitetin të tregojë se kush do të fitojë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Shkrimi i plot i tij:

Kryeministri në ikje i Kosovës Isa Mustafa paska deklaruar se Vetëvendosje nuk do të fitojë zgjedhje në Kosovë, dhe se qeverisja në Prishtinë dëshmon se Vetëvendosje nuk di të qeverisë.

Më kujtohet deklarata e tij se Prishtinën e fiton me duar në xhepa. Standardet e qeverisjes së Isa Mustafës janë të kundërta me ato të Vetëvendosje.

Për dy vjet ne kemi ndalur ndërtimet pa leje (46 mijë në kohën e tyre), kemi ndalur korrupsionin, nuk i kemi dhënë tendera djemve, nuk kemi punësurar dhëndër e balldëska, kemi përmirësuar shërbimet në administratë, arsim e shëndetësi, kemi liruar hapësira publike, kemi punuar sinqertë, me mund, pastërti e drejtësi. Kemi hapur vende të reja të punës.

Atë ditë kur Isa Mustafa të thotë se kemi qeveris mirë, atëherë ne do ta dijmë se kemi gabuar.

Me duar në xhepa nuk qeveriset. Një njeri që i ka humbur tri palë zgjedhje nuk mund ta ketë legjitimitetin të tregojë se kush do të fitojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.