Burime nga policia në Tiranë kanë bërë më dije për opinion.al se rrëmbimi i kryer disa minuta më parë në zonën pranë farmacisë Nr, 10, ka nisur nga një sherr banal mes Dorian çelës dhe rrëmbyesve të tij.
Tre rrëmbyesit udhëtonin me një BMW X6, ndërsa Dorian Cela, i vetëm. Pas debatit, të tre personat kanë zbritur nga makina dhe e kanë marrë Celën me vete, duke u nisur drejt Dajtit, të ndjekur nga policia.