Sot më datë 25.12.2015 një grup studentësh nga Universiteti “Fehmi Agani” – Gjakovë, studentë këta të vitit të parë të Fakultetit të Edukimit morën iniciativën për ndihmë të familjeve skamnore.
Iniciativës së studentëve iu bashkua edhe profesori i tyre Behgjet Gaxhiqi, i cili i ndihmoi këtij grupi të studentëve për realizimin e iniciativës.
Profesor Gaxhiqi u shpreh:” I falenderoj studentët që kontribuan me ato mjete të hollash që kishin vetëm e vetëm për t’i dalë në ndihmë disa familjeve skamnore, studentët kanë një shpirt human u shpreh profesor Gaxhiqi, ai i falenderoj tej mase grupin e studentëve që ishin iniciator për ndihmë të familjeve skamnore.
Jam i gatshëm kurdoherë që ti orientoj studentët kah e drejta”,shtoi Gaxhiqi.
I pyetur nga ne një nga studentët e këtij grupi z.Argnis Hoxha, se si shkoi procesi i mbledhjes së të hollave dhe sa familje ndihmuat me këto mjete të mbledhura?
“Po, fillimisht një falenderim i madh shkon studentët bamirës të Universitetit “Fehmi Agani” më saktësisht ata të vitit të parë të Fakultetit të Edukimit.
Ishte iniciativë e gjashtë-shtatë kolegëve të mi studentë që mblodhëm të holla nëpër disa salla në hollin e Fakultetit të Edukimit, i falenderojmë të gjithë studentët që dhanë, siç thotë populli:”aq sa iu kushtoi zemra”.
E falenderojmë profesorin e nderuar Behxhet Gaxhiqin që na ndihmoi në realizimin e kësaj iniciative.
Me të hollat e mbledhura ne ndihmuam dy familje skamnore në Komunën e Malishevës, këtyre familjeve iu dhuruam pako ushqimore me gjëra elementare, qëllimi për t’i ndihmuar këtyre dy familjeve ishte që t’ju kthehet buzëqeshja për festat e fundvitit.
Se sa mirë ishte ai momenti kur ata pranuan këto pako nga ana e jonë, në mendje më rri ajo buzëqeshja e thellë e shpirtit të fëmijëve të familjeve skamnore, ishte me të vërtetë kënaqësi edhe për ne t’ju kthejmë gëzimin.
Nuk do të jetë kjo iniciativë e fundit e jona, ne s’ do të ndalemi, aq sa mundemi do të kontribojmë” u shpreh Hoxha.