Lajmet e fundit

Kosova mbulohet nga mjegulla

Mjegulla ka disa ditë që po mbulon shumë vende të Kosovës, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Mjegull ka kryesisht në Prishtinë me disa fshatra për rreth, Fushë Kosovës dhe fshatra, disa fshatra të Drenasit, Lipjan e Obiliq.

Kështu sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mjegull në shumicën e vendeve në Kosovës do të ketë edhe gjatë dy ditëve të vikendit.

”Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë Celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë Celsius. Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që për një parashikim me kohë më të gjatë do të ju njoftojmë pasditen e së dielës. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales , lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 80-99%. Do të fryjë erë e lehte nga drejtimi i juglindjes me shpe jtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Ndryshe, mjegull në shumë vende të Kosovës kishte edhe para disa javëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.