Katër deputetë janë thirrur nga drejtësia për t’u përgjigjur penalisht për veprimet që ata i cilësojnë se hyjnë në fushëveprimin e tyre – hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën e parë për gjashtë janar të vitit 2016 për të shqyrtuar aktakuzën e Prokurorisë kundër tre deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, , shkruan sot Koha Ditore.
Aktakuza kundër tyre është ngritur më 16 janar të këtij viti. Ngarkohen me përgjegjësi për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Seanca nuk është e sigurt nëse do të mbahet.