Një turmë njerzish kanë shkatërruar një sallë lutjesh të myslimanëve në Korsikë.
Sipas zyrtarëve, një grup i vogël protestuesish janë përpjekur të djegin librin e shenjtë të myslimanëve, Koranin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Sulmi është bërë në shenjë hakmarrje të dy zjarrfikësve dhe një polici të cilët mbetën të plagosur.
Qeveria ka dënuar aktet, duke u zotuar për ndëshkim të autorve.
Kryeministri francez Manuel Valls, tha se sulmi ishte “një përdhosje të papranueshme”, ndërsa sulmi është dënuar edhe nga këshilli francez i besimtarëve myslimanë.
Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve është zotuar që autoret e sulmit do të dalin para ligjit.
Franca ka shtuar masat e sigurisë për festat e Krishlindjeve, pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ku mbetën të vdekur 130 njerëz.