Irinej: As nuk mund dhe as nuk duhet të imagjinojmë apo mendojnë pasojat që do të sjellë për popullin serb, por edhe për trashëgiminë e krishterë në përgjithësi pranimi i Kosovës në UNESCO.
Kreu i Kishës serbe patriarku Irinej e ka cilësuar një padrejtësi të madhe anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO, një fakt që sipas tij do të sillte shkatërrimin e trashëgimisë së krishterë në Kosovë.
Edhe në meshën me rastin e Krishtlindjeve, partiarku Irinej ka zgjedhur të flasë më tepër për Kosovën, se sa për lindjen e Krishtit, ditën simbol të mbi 1.3 miliardë besimtarëve të krishterë dhe ortodoksë në botë.
Irinej: “As nuk mund dhe as nuk duhet të imagjinojmë apo mendojnë pasojat që do të sjellë për popullin serb, por edhe për trashëgiminë e krishterë në përgjithësi pranimi i Kosovës në UNESCO”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë që jetojnë dhe do të jetojnë në të ardhmen në Kosovë që të jenë të bashkuar për të gjitha çështjet që prekin interesin serb.
Irinej: “Në çdo rast kjo do të ishte fatale për popullin serb. Në këtë vend të shenjtë është gjithë historia e popullit tonë, i vuajtjeve të tij pikëlluese dhe shpirtërore. Ky vendim nuk do të pranohet kurrë nga populli serb”.
Më tej, ai shtoi se çdo padrejtësi nuk zgjat gjatë. “Kjo dëshmohet nga historia jonë dhe e popujve të tjerë. Çdo gjë që nuk është e bazuar në drejtësinë e Perëndisë dhe njeriut, nuk është e përhershme. Ne shpresojmë se kjo e vërtetë do të fitojë kur është fjala për serbët e Kosovës dhe vendeve të shenjta në Kosovë”.
Votën kundër të shumë shteteve në OKB për anëtarësimn e Kosovës në UNESCO, Irinej ia atribuoi fushatës lobuese të kishës që ai drejton. Ato shtete, tha ai, kanë kuptuar dhe shpjeguar të vërtetën historike të popullit dhe kulturës serbe në Kosovë.
Irinej: “Sigurisht, ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe apeli jonë tek krerët e kishave ortodokse si dhe udhëheqësit e kishave të tjera të krishtera dhe përfaqësuesit e feve”.