Lajmet e fundit

Abrashi: Mbi 115 mijë punëkërkues në Kosovë

Gjatë këtij viti mbi 15 mijë persona janë punësuar përmes skemave të ndryshme të punësimit. Kështu bëri të ditur ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një konferencën përmbyllëse për media për këtë vit, ku foli për të arriturat e MPMS përmes një prezantimi gjithëpërfshirës.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Abrashi janë edhe mbi 12 mijë vende të lira të punës e që sipas tij do të punohet sa më shumë që të rritet ky numër.

Sa i përket asaj se shumica e të punësuarve në Kosovë në vazhdimësi kanë kontrata afatshkurtra, Abrashi tha se kjo do të ndryshojë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit, ku kompanitë do të jenë obliguara t’i japin kontratë të përhershme një punëtori pas 3 viteve.

Sfidë sipas tij mbetet ende pushimi i lehonisë që edhe kjo do të ndryshojë me ndryshimin e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.