Lajmet e fundit

Përfaqësues të BE-së, të interesuar për investime në Graçanicë

Përfaqësuesit e BE-së kanë shprehur interesim për të investuar në projektet e Komunës së Graçanicës.

Në një njoftim të kësaj komune thuhet se përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Klad, është interesuar për planet e projektet e komunës për vitin 2016 dhe mundësitë e investimeve të Bashkimit Evropian.

“Investimi ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve, si dhe investimi në zhvillimin e biznesit është një nga planet kryesore të komunës së Graçanicës. Në këtë segment, komuna e Graçanicës për të arritur rezultate të mëdha duhet të zbatojë projektin e ndërtimit të një rrugë anësore rreth Graçanicës. Në qoftë se kjo është një përparësi në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të tërhequr investitorët besojmë se pa infrastrukturën themelore nuk është e mundur”, ka thënë Vlladeta Kostiq, nëpërmjet këtij njoftimi.

“Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Libor Klad, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Komunën e Graçanicës ka qenë për të dëgjuar problemet dhe nevojat me qëllim nxitjen e vazhdimit të negociatave dhe diskutimeve për të gjetur mënyra për mbështetje nga BE-ja, në përputhje me fondet e IPA-së.

Klad ra dakord me kryetarin e Graçanicës,Vlladeta Kostiq, se zhvillimi ekonomik dhe investimet në biznes dhe arsim janë shumë të rëndësishme për zhvillimin jo vetëm të komunës, por edhe të gjithë rajonin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.