Lajmet e fundit

Çollaku tregon datën e largët kur Kosova mund të anëtarësohet në BE

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka shuar shpresat e optimistëve se Kosova do të ketë një mundësi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për t’u bërë shtet anëtar i këtij unioni të shteteve.

Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se Kosovës i duhet së paku edhe 10 apo 15 vjet për t’u anëtarësuar në BE, që i bije se kjo mund të ndodhë vetëm në vitin 2030.
Duke elaboruar Marrëveshjen e Stabilizim Asoociimit të arritur në fund të këtij vitit, Çollaku ka thënë se Kosovës i duhen edhe së paku dhjetë vjet për ta zbatuar atë dhe më pas të marr statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, status që aktualisht e kanë të gjitha shtetet e rajonit.
Në kohën kur Serbia me Malin e ZI ka filluar negociatat për anëtarësim, Shqipëria gëzon statusin e shtetit kandidat dhe është në kërkim të nisjes së negociatave në vitin e ardhshëm, kjo për qytetarët e Kosovës, për momentin duket vetëm ëndërr.
Për dallim me zyrtarët e kaluar të Kosovës, ministri Çollaku, duke qenë pesimist, thotë se kjo është gjendja reale, ndonëse, nuk ka përjashtuar mundësinë që, nëse trendet e përmbushjeve të kritereve nga MSA ecin më shpjet, sipas tij, edhe anëtarësimi do të jetë më afër.
“Ne e kemi arritur Marrëveshjen e Stabilizm Asociimit të cilën do ta zbatojnë gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm. Duhet punë e madhe, reforma të mëdha, zhvillim ekonomik, reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, administratë publike, arsim. Pra duhet të shënojmë rezultate të konsiderueshme që të dëshmojmë se dëshirojmë të bëhemi shtet anëtar i BE-së”.
“Kjo normalisht se do të merr kohë, jemi dëshmitar me shtetet e rajonit që janë pjesë e këtij procesi. Zgjerimi është shndërruar në debat edhe brenda BE-së, pra ka përkrahës të mëdhenj të zgjerimit – anëtarësimit të shteteve të reja në BE, por ka edhe kundërshtarë të mëdhenj që mendojnë se BE ka arritur në një pikë, ku nuk mund të pranojë më anëtarë të rinj”.
“Por kjo nuk është risi sepse ky debat ekziston që nga vet ekzistimi i BE-së dhe, mendoj se kjo nuk duhet të na dekurajojë, përkundrazi, ne duhet të vazhdojmë punën tonë”, ka thënë Çollaku për lajmi.net.
Ai i ka lënë pothuajse të gjitha kompetencat te pala kosovare, pasi që, siç thotë, zhvillimi i vendit dhe reformat e nevojshëm varen nga institucionet vendase.
“Pra rruga drejtë anëtarësimi varet nga puna jonë. Nuk ka një afat strikt kohorë për anëtarësim, mirëpo, mirëpo dinamikën dhe periudhat kohore i determinon puna jonë”.
“Sigurisht me përgjegjësi të madhe them se, duhet të kalojnë së paku 10 apo 15 vjet, derisa Kosova të arrijë ta hapë derën e BE-së dhe të bëhet anëtar i barabartë”, është shprehur ministri Çollaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.