Sipas raportimeve evakuimi i mijëra rebelëve që pritej të bëhej nga kampi në jug të Damaskut, Yarmouk është vënë në “pritje”.
Arsyeja për këtë vendim është e paqartë, në një prej raporteve thuhet se ishte “logjistike”, transmeton arbresh.info.
Militantët dhe familjet e tyre duhej të dërgoheshin me autobus drejt zonave nën kontrollin e grupeve respektove, nën një marrëveshje mes rebelëve dhe qeverisë.
Rreth 18,000 civilë kanë ngecur në Yarmouk nga luftimet dhe një rrethim nga ana e qeverisë që nga 2012.