Lajmet e fundit

Dalin xhirimet e arrestimit të zyrtarëve serbë||Video||

Policia e Serbisë mbrëmjen e së premtes ndërmorri një aksion në shkallë të gjerë, në të cilin u arrestuan 79 persona – zyrtarë të lartë, biznesmenë si edhe ish ministra.

Në një konferencë për media, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri Sllobodan Milosavljeviq, biznesmeni Zhelko Zhuniq, drejtor i kompanisë “Bohemija” dhe ish drejtoresha e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Zorana Markoviq.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi që përfshinte dyshimet se tani të arrestuarit e kanë zhvatur shtetin serb me rreth 100 milionë euro.

Tani janë publikuar edhe pamjet e para të aksionit policor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.