Lëvizja Vetëvendosje ka ripërsëritur se projekti i “Zajednicës” ka rënë poshtë dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës, në të kundërtën ata do të vazhdojnë me protesta deri në rrëzimin e Qeverisë.
Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi në një konferencë për media ka thënë se kanë kaluar katër muaj që nga koha kur është nënshkruar marrëveshja e Asociacionit dhe gjatë gjithë kësaj kohe policia ka shtuar një dhunë të paparë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes me qëllimin e vetëm, shtypjen e zërit që kundërshton Qeverinë.
“Sot jemi tri ditë pas vendimit të gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë dhe argumentoi gjitha ato që i kemi thënë për këto katër muaj. Gjithashtu shumë kohë ka kaluar edhe nga koha kur ne po kundërshtojmë këto marrëveshje, pas gjithë kësaj tash Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje të mbi 20 neneve dhe e hodhi poshtë marrëveshjen e 19 prillit 2013”, tha ai.
Çaushi tha thënë se ajo çfarë shohin edhe pas disa ditëve pas vendimit të gjykatës, është që Qeveri mundohet të shfaq një gjendje të normalitetit gjoja se asg jë s’ka ndodh.
“Ne sot i kujtojmë Qeverisë që projekti i ‘Zajednicës’ ka rënë poshtë dhe se qytetarët e Kosovës e presin vetëm një gjë, dorëheqjen e Qeverisë. Ndryshe, ne do të mbajmë protesta deri në rrëzimin e qeverisë”, tha ai.