Lajmet e fundit

Abdixhiku: Kosova s’ka arrestuar 79 zyrtarë për 16 vjet, Serbia për një ditë

Analisti Lumir Abdixhiku, ka komentuar arrestimin e 7 ish-ministrave në Serbi dhe disa biznesmenëve ne Serbi, duke thënë se atë që e bëri Serbia për një ditë, Kosova s’e ka bërë për 16 vjet, raportonë KOSOVANEWS

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kaq persona sa janë arrestuar sot në Serbi, në Kosovë nuk janë arrestuar as sot e 16 vite, që e bën Kosovën të jetë vendi më i korruptuar në Evropë.

Lexoni postimin e plotë të Abdixhikut:

Për një ditë, 79 zyrtarë të arrestuar në Serbi për krim të organizuar, korrupsion e hajni – ish ministra, biznesmenë e tenderashë.

Kaq nuk i kemi arrestuar për 16 vjet rresht; dhe jemi vendi më i korruptuar në Evropë. Sa raste korruptive i mbajmë në mend me gjithë këta politikanë supermilionerë? Kë gjykuam ne?

I kemi gjithandej. Na sillen pa marre madje; nga një pozitë tek tjetra, mbesin të njëjtit profiterë. Të rehatuar sa në politikë, universitet, ambasada, media, ndërmarrje publike e gjithandej.

Jo tani pse Serbia e bombarduar 16 vjet më parë po ecën sot në BE; e pse ne mbetëm ende me kritere vizash. Bërja e shtetit nuk është lojë./KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.