Lajmet e fundit

Studentja që u vetëvra telefonoi të afërmit 30 minuta para se të hidhej

​ Hetuesit po vazhdojnë mbledhjen e provave sa i përket vetëvrasjes së studentes 20-vjeçare Klea Shyti, që u hodh nga kati i 11 i një pallati në Tiranë.
Hetuesit kanë kërkuar nga mjeko-ligjorët nëse është e mundur që të zbulojnë nëse në trupin e vajzës ka shenja dhune. Ata dyshojnë se duhet të ketë ndodhur diçka në momentet e fundit, që ka shtyrë 20-vjeçaren të hidhej nga kati i 11.

Kjo, për shkak se 30 minuta para se ajo të kryente vetëflijimin, Klea Shyti kishte folur në telefon me të afërm të saj. Ishte një bisedë normale dhe 20-vjeçarja nuk kishte lënë ndonjë dyshim se mund të kishte diçka.

Prandaj, prokurorët besojnë se ajo do të ketë pasur ndonjë debat me persona të tjerë para ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.