Lajmet e fundit

Ja 12 shtetet ku përndiqen të krishterët

Në prag të Kërshëndellave, gazeta kulturore gjermane Die Zeit, ka bërë një shkrim të shteteve ku krishterët janë të përndjekur. “Ju tregojmë 12 shtete në të cilat krishterët përndiqen, por ka edhe shumë të tjera ku ata nuk gëzojnë të drejtat,” shkruan gazeta, përcjell Bota sot.

Lindja e Mesme

Në Lindjen e Mesme të krishterët kanë pësuar rrënie drastike të numrit të tyre, jo vetëm të diskriminimit masiv, por edhe luftërave civile. Vendet të cilat spikasin janë Siria, Iraku, Irani dhe Pakistani.

Iran( 450.000 krishterë) është e ndaluar konvertimi në të krishterë ku mund ta paguash me jetën, në Irak(300.000 krishterë) një e teta e territorit kontrollohet nga Shteti Islamik, ndërsa në Siri(1.1m krishterë) kjo është edhe me e theksuar. Në listë përfshihet edhe Pakistani me 3 milionë të krishterë, kjo pasi krishterët përndiqen edhe nga persona fizikë.

Afrikë


Vendet ku përndiqen të krishterët në Afrika janë Eritrea (3m krishterë) për shkak të diktaturës vendase ku besimet jo tradicionale përndiqen; Nigeria(180 milion krishterë), ku në veri të vendit udhëheqin ekstremistët e Boko Haramit, si dhe nëKenia(4.5m krishterë), pasi në veri të vendit janë aktive milicët e Al Shabab nga Somalia. Në prill 2015 vdiqën rreth 150 studentë në Universitetin Garissa, kryesisht të krishterë nga milicët.

Lindja e Largët

Krishterët në këto vende përndiqen nga qeveritë komuniste. Korea e Veriut (300.000 krishterë), ku sipas indeksit të të drejtave të krishtereve, mban vendin me diskriminimin më të madh në botë. Më pas është Kina, (30-90 milion të krishterë), të cilët kohët e fundit janë shtuar arrestimet dhe përndjekjet kundër tyre, si dheVietnami(6-7 milion të krishterë) ku misionarëve dhe aktivistëve të krishterë u kërconohet jeta me burg. Në fund të listës është edhe Indonezia e shumë kombeve e etnive, pasi krishterët dhe pjesëtarët e fesë Ahmedije përndiqen nga grupe të caktuara të vendit./KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.