Lajmet e fundit

Betejë e përgjakshme për Ramadin: Forcat irakiane ngrisin flamurin në çerdhen e ISIS-it (Video)

Forcat irakiane e kanë vendosur kontrollin gati në tërë qendrën e Ramadit dhe aktualisht po zhvillohen luftime kundër ISIS në mënyrë që të çlirohet i tërë qyteti.
Siç raportohet nga agjencia irakiane e lajmeve, forcat irakiane të martën e kanë filluar ofensivën për të çliruar Ramadin nga ISIS-i, me ndihmën e aviacionit të forcave ndërkombëtare, por edhe kryengritësve lokalë.
“Forcat antiterroriste kanë hyrë në El Hoz në qendër të Ramadit dhe e kanë vendosur kontrollin. Momentalisht po luftohet rreth marrjes së kompleksëve qeveritare”, ka deklaruar komandanti ushtarak për agjencinë lokale, transmeton Indeksonline.
Në sulmin e forcave irakiane janë vrarë 14 terroristë, kurse në periudhën e ardhshme pritet tërheqja e të tjerëve.
“Në disa orët e ardhshme kemi për qëllim që në kompleksin qeveritar të ngrisim flamurin e Irakut”, ka shtuar ai.
Njëkohësisht, agjencia ka njoftuar se forcat irakiane e kanë vazhduar ofensivën në veri të qytetit, ku janë vrarë edhe 20 terroristë të tjerë.
Ramadi është kryeqytet i provincës në luginën e Eufratit dhe është vetëm dy orë vozitje në perëndim të Bagdadit.
Pas Ramadit, ushtria irakiane planifikon të nis ofensivën në marrjen e qytetit verior, Mosul, qëndrën më strategjike që është nën kontrollin e ISIS-it në Irak dhe Siri, ku praktikisht do të shkatërroheshin strukturat e ISIS-it në Irak dhe terroristëve do t’ju merrej burimi kryesor i financimit.

https://www.youtube.com/watch?v=7qmQSqqL0o0

Leave a Reply

Your email address will not be published.