Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka ironizuar me deklaratat e bëra nga ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi, në konferencën e sotme të fundvitit, i cili tha se gjatë vitit 2015 në Kosovë janë punësuar rreth 15 mijë veta, të cilën gjë ai e renditi si të arritur të ministrisë që ai udhëheq.
Sejdiu, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se nëse ministri Abrashi vazhdon me këtë tempo të punës, ai do të shpërblehet me çmimin Nobel për ekonomi.
“Në fakt me këtë ritëm të punësimit ky ministër së shpejti do të shpërblehet me çmimin Nobel për ekonomi. Pasi që ngriti pensionet, e bëri papunësinë pambuk, vitin tjetër ky do ti hap kufijtë e Kosovës për fuqi punëtore nga shtetet mike”, ka shkruar Sedjiu./KOSOVANEWS