Kina ka dëbuar një gazetare franceze për shkak të një artikulli të përgatitur nga ajo ku kritikoi qasjen e politikës kineze ndaj ujgurëve myslimanë në regjionin kinez, Xinjiang.
Pekini konfirmoi se nuk do t’i vazhdoj licencën mediale gazetares franceze Ursula Gauthier, e cila punon për revistën “L’Obs”.
Sipas medieve kineze, Gauthier ka shkruar rreth protestave në Xinjiang duke përkrahur “terrorizmin dhe veprat e dhunshme” që kanë lënë njerëz të vdekur, transmeton KosovaPress.
Gauthier këto pretendime i ka quajtur absurde dhe ka thënë se Pekini është duke provuar të përzë gazetarët ndërkombëtarë nga Kina.
Nëse licenca e saj mediale nuk vazhdohet, Gauthier nuk mund të aplikojë për vizë dhe obligohet ta lë Kinën më së largu deri më 31 dhjetor.