Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO, qe vlerësuar si një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë aktuale, si nga njohësit e çështjeve politike, ashtu edhe figurat e tjera të njohura, shkruan Gazeta Blic.
Mirëpo përkundër kësaj, Thaçi ishte i bindur në realizimin e këtij synimi. Ai madje, më 21 tetor pati publikuar edhe një fotografi në faqen e tij zyrtare, në facebook, ku shiheshin disa persona duke hedhur valle. Kjo, vetëm për ta dëshmuar “gëzimin” dhe sigurinë që Thaçi kishte për realizimin e këtij qëllimi.
Poshtë fotografisë, i pari i PDK-së pati shkruar: “Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi Rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara per Kosovën. HTH”. /Gazeta Blic/