Lajmet e fundit

Zeman: Vala e imigracionit, “pushtim i organizuar”

​Presidenti çek, Milos Zeman, i njohur për diskursin e tij kundër imigrantëve, e cilësoi pushtim të organizuar valën aktuale të imigracionit duke ftuar të rinjtë imigrantë nga Siria apo Iraku të marrin armët kundër grupit të Shtetit Islamik, në një mesazh për Krishtlindjet të publikuar sot.

“Jam shumë i bindur që ne po përballemi me një pushtim të organizuar dhe jo me një lëvizje spontane të refugjatëve”, deklaroi Zeman, zgjedhur për presidencën e vendit që prej fillimit të vitit 2013.

“Sipas tij, dhemshuria është e mundur për të moshuarit refugjatë, të sëmurët dhe fëmijët, por jo për të rinjtë që duhet të luftonin për lirinë e vendit të tyre”, theksoi ai.

“Pjesa më e madhe e imigrantëve të paligjshëm janë të rinj që gëzojnë shëndet të plotë dhe beqarë. Pyes pse këta persona nuk marrin armët për të luftuat për lirinë e vendit të tyre, kundër Shtetit Islamik”, theksoi presidenti.

Sipas tij, largimi i tyre riforcon objektivisht Shtetin Islamik.

Zeman përmendi shembullin e çekëve që janë larguar nga vendi i tyre nën pushtimin nazist (1939-1945) me qëllim për të luftuar për lirinë e vendit të tyre dhe jo për të marrë ndihma sociale në Britaninë e Madhe.

I njohur për deklaratat e tij kontraverse, presidenti çek, 71 vjeç, mori pjesë në mes të muajit nëntor në një tubim anti-imigracion dhe anti-islam, organizuar në Pragë nga një lëvizje ksenofobe, në shoqërinë e politikanëve të ekstremit të djathtë dhe një njësie paraushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.