Lajmet e fundit

VV: Policët civilë arrestuan koordinatorin Nol Nushi

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pak minuta më parë, policë civilë, të prirë nga Driton Imeri, kanë arrestuar koordinatorin e sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushi, raportonë KOSOVANEWS.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po përndiqen politikisht nga policia partiake, për shkak se protestuan kundër marrëveshjeve anti-kushtetuese me Serbinë. Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të dorëhiqen, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme, tashmë të shpallura edhe antikushtetuese, ata po vazhdojnë ta burgosin opozitën”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Kjo mënyrë e të vepruarit, sipas Vetëvendosjes, paralajmëron fundin e kësaj Qeverie.

“Mustafa e Thaçi nuk do të mund t’i mbulojnë gabimet e tyre duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë. Qytetarët do të protestojnë masivisht më 9 janar dhe nuk do të ketë represion policor që do të arrijë ta ndalë opozitën”, ka përfunduar reagimin e subjektit më të madh opozitar, Vetëvendosje. /KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.