Të paktën tetë persona janë vrarë në Dallas të shtunën mbrëma, pasi 11 tornado të fuqishme kanë goditur në veri të Texas, thonë zyrtarët, njofton NyTimes.
Tornadot kanë bërë që makinat të dalin nga rrugët dhe shtëpitë kanë pësuar dëme.
Sipas departamentit policor në Dallas, rreth 50 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton lajmi.net.
“Ka pasur një impakt të madh sa i përket dëmeve dhe ka potencial të madh të ketë viktima si dhe persona të lënduar”, ka thënë Rich Thompson, i cili drejton departamentin e parashikimeve të stuhive në Shërbimin Kombëtar të Motit, me qendër në Norman, Okla.
Pesë nga vdekjet janë raportuar të kenë ndodhur në kryqëzimin ndërshtetëror 30 dhe President George Bush Turnpike, ku një tornado e fuqishme bëri që makinat të binin nga mbikalimi, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Garland, Joe Harn.
Me këto fatalitete numri i përgjithshëm i të vdekurve nga moti i keq, këtë javë shkon mbi 20 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=HySQcgJSqc4