Vetëm dy fluturime pritet që të realizohen gjatë gjithë ditës së diele nga Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa të gjitha fluturimet tjera janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur.
Indeksonline raporton se nga të gjitha fluturimet e planifikuara, vetëm dy prej tyre janë shtyer ndërkaq të tjerat janë anuluar.
Ndër fluturimet e anuluara janë ato të destinacionit Prishtinë- Stamboll, Prishtinë-Cyrih si dhe Prishtinë-Basel, Prishtinë-Milano e të tjera.