Këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani është i pari nga këngëtarët kosovar, që ka reaguar për ndarjen e sotme nga jeta këngëtarit shkodran, të veteranit shqiptar të këngës, Bik Ndoja ‘Arstist i merituar’. Dani reagimin e ka bërë në faqen e tij në facebook, e ku të dnjerin Bik Ndoja e quan ‘Model prej këngëtari’. Në vazhdim po ua sjellim reagimin e Danit në tërësi:
Miq dhe fansa, në këtë prag-feste, dua të ndajë me ju një ngushëllim.
Sapo u informova unë dhe opinioni i gjërë se sot u nda nga kjo Botë një model i vërtet i këngëtarit, një njeri me vlera të mëdha shkodrane e mbarëkombëtare, Bik Ndoja – ‘Artist i merituar’.
Miku dhe prijësi ynë i këngës së pastër shqipe, falëmnderit për thesarin e madh që na e le. Shkodër, falëmnderit që e linde dhe rrite një Bik Ndojë.
Jetove bukur dhe tani po ndahesh bukur.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kombit.
Me pikëllim, Dani
Ndryshe Bik Ndoja, u nda sot nga jeta në moshën 90¬-vjeçare. Njihet si bilbili i këngës qytetare Shkodrane. Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur si Bik Ndoja ka lindur në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 dhe është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX./KOSOVANEWS