Forcat e armatosura të Gjermanisë (The Bunderswehr) nuk do të largohen nga vendet ku ata veprojnë si paqeruajtës edhe për një kohë të pacaktuar.
Sipas gazetës gjermane “tagesspiegel.de”, paqeruajtësit gjermanë nuk do të largohen nga Kosova, ashtu siç është planifikuar më parë. E gjitha kjo nuk mund të bëhet sepse ka tensione të reja.
“Në Kosovë, tërheqja graduale e paqeruajtësve nuk mund të zbatohet ashtu siç ishte planifikuar për shkak të tensioneve të reja”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane.