Tregu i veturave në Prishtinë edhe këtë të diel ishte përplot me njerëz. Mjegulla dhe temperaturat e ulëta nuk i pengonte ata për të vizituar këtë treg, ku përveç veturave këtu shitet pothuajse gjithçka.
Ndryshe nga herave të tjera të vizitor të këtij tregu nuk ishin vetëm qytetarët nga Kosova, por edhe bashkatdhetar të shumtë të cilët kanë ardhur në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit.
Si rëndomtë tregtarët ankohen për kushte jo të mira të punës dhe për mungesën e blerësve.
Tregtari, Mustafë Sllamniku, ankohet se infrastruktura në këtë treg është e mjerueshme
Të njëjtën ankesë ka edhe Nystret Hasani. Sipas tij kushtet e punës në këtë treg nuk janë përmirësuar aspak.