Lideri i partisë serbe SPO për Telegrafin serb hapur flet për gjenocidin e luftës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Kroaci.
‘’Është koha që serbët dhe Serbia të tregojë të vërtetën’’, kështu ka deklaruar në një intervistë të tij të fundit, ish ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviq, njofton Ilirianews.
Kur është fjala për gjenocidin serb, Drashkoviq thotë: ‘’Tash dikujt mund t’i pengojë dhe të thotë se gjenocidi ka qenë në mbrojtje të serbëve, nuk ka asnjë serb të dënuar në Hagë, ah po dhe në sytë e qytetarëve duken si heronj, Slobodan Millosheviq është ai përgjegjësi kryesorë për gjithë politikën agresive dhe gjenocidin, a tash për të shkruhen libra falënderues nga njerëz që në vitet e 90-ta ishin kundër tij’’, ka theksuar Drashkoviq në intervistën e tij.
E kur është fjala për gjenocid ai tregon:
‘’Heshtet kur është fjala për të vërtetën e gjenocidit të bërë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë që e filluan serbët. Oluja dhe Bljesak janë dy gjenocidet më të mëdha dhe e vërteta duhet të del në sheh’’, shton më tej ai.
‘’Të pranohet humbja dhe të gjithë të përgjigjen për veprat e bëra. Të pranohet gjenocidi madje edhe ai ndaj serbëve. Politika e re të del në shesh. Atë e kanë bërë edhe gjermanët gjatë luftës së dytë botërore ndaj të tjerëve, atë duhet bërë edhe serbët. Armiqësinë ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve Serbia duhet kthyer në miqësi, armiqësinë ndaj perëndimit duhet kthyer në anën tjetër. E vërtetë që viktimat nga NATO na dhimbsen por ato viktima janë shumë pak në krahasim me atë numër që kanë vrarë serbët, për tre vite në Sarajevë kemi vrarë 12 mijë civil e prej tyre 2 mijë fëmijë, pse kjo fshihet dhe heshtet”, pyet Drashkoviq.