Lajmet e fundit

Na zhgënjen Robert De Niro: Ndjehem si serb, në vitin ’99 u bë padrejtësi

Aktori i njohur, Robert De Niro e ka dhënë një deklaratë të papritur me të cilën sigurisht se do t’i zhgënjej adhuruesit e shumtë shqiptarë. Ai ka thënë se ndjehet si serb dhe se padrejtësia më e madhe u është bërë serbëve nga ana e Evropës, por edhe e tërë botës, kur është vendosur që në vitin 1999 të bombardohet “ky vend i vogël”, transmeton Indeksonline.
Robert De Niro në një bisedë për media britanike, të përcjellë nga Sputnik, ka deklaruar se Serbia është njëra nga shtetet me të vogla në Evropë, por me vuajtjet më të mëdha.
Aktori i njohur amerikan disa herë ka thënë se personalisht ndjehet si serb, por nuk e ka të qartë se për çfarë arsye ekzistojnë përleshjet ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, pasi që bëhet fjalë për gati të njëjtin popull, e që historia i ka ndarë.
Ai ka thënë se dëshiron ta vizitojë Serbinë dhe se i pëlqen Beogradi, në të cilin ka qëndruar kohë më parë.
De Niro ka shtuar se dashuron të xhiroj film historik për Serbinë në Serbi. Sipas tij, personalitetet që dëshiron t’i luaj janë Drazha Mihailoviq dhe Sllobodan Millosheviq, i cili sipas tij është personalitet tragjik i kalibrit të Shekspirit.
Se a janë shtërbruar këto deklarata të De Niros, mbetet të shihet, pasi që ai në vitin 2011 në një intervistë për RAI 1 kishte thënë se ka prejardhje shqiptare dhe italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.