Ditë më parë u sollëm një fotografi të këngëtares Altuna Sejdiu, e cila vërtetonte ndërhyrjet estetike të këngëtares dhe transformimin që ka pësuar.
Ndërsa një fotografi tjetër e rrallë e Tunës e vitit 2003 tregon ndryshimet e saj edhe në vijat trupore dhe në veshje.
Sot ajo konsiderohet si një nga femrat më hot të estradës por pamjet flasin se e tillë nuk ka qenë gjithmonë.
Ndryshe sa i përket planit muzikor, këngëtarja nuk kishte një vit të suksesshëm krahasuar me suksesin e vitit të kaluar që arriti me “Fenix”.
Këtë e tregon edhe numri i vogël i klikimeve në kanalin “Youtube” në secilën nga projektet e saj të publikuara gjatë vitit 2015. /Telegrafi/