Lajmet e fundit

Përleshje ndërmjet vajzave, kështu është degjeneruar rinia shqiptare (Video)

Një video e cila është postuar muaj më parë në rrjete sociale, tregon përleshjen ndërmjet tri vajzave të mitura nga Shqipëria. Këtë video e ka komentuar edhe gjyqtarja Eni Çobani, e cila ka thënë se shoqëria shqiptare e sidomos rinia nodhen në një rrezik të madh.

“Kjo video tregon qartë se në çfarë gjendjeje ndodhet shoqëria shqiptare sot. Shoqëria shqiptare, dhe sidomos rinia, ndodhen në një rrezik të madh. Pasi kam parë këtë video jam shokuar nga sjellja e tre vajzave të mitura. Ofendime nga më të ndryshmet kanë bërë për njera-tjetrën, dhe një grup i madh me djem të mitur që pinë duhan dhe nuk hyjnë që t’i ndajnë vajzat, por rrinë dhe shohin gjithë qejf atë ç’ka po ndodh. Ju lutem prindër, ndërgjegjësojini fëmijët tuaj sa nuk është ende vonë! Po ju lutem, pasi ky është kufiri ku mund të shkojë një fëmijë. Ne duam një shoqëri shqiptare më të edukuar, më të mirë dhe më të arsimuar. Ju sygjeroj që videon mos e shikoni me fëmijë të vegjël afër sepse ka fjalor ofendues”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=E9iULyig5N8

Leave a Reply

Your email address will not be published.