Lajmet e fundit

Qeveria merr 29 milionë euro kredi për rehabilitimin e rrugëve

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) kanë arritur marrëveshjen për kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë euro, e cila marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesja eBanka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim, Elena Petrovska.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt (përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht 2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7 km).

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, marrëveshja kredi në vlerë prej29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite amortizim me këste gjysmë vjeçare,si dhe me normë tëInteresit: EURIBOR + 1% për vit. Projektipër Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale pritet të përfundoj me 31 dhjetor 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.