Rastet kur Policia nuk respekton rregullat e komunikacionit, janë mjaft të shpeshta.
Kështu ka ndodhur edhe sot në një rast, kur brenda 1 minuti, dy vetura të policisë në të njëjtin lokacion kanë shkelur rregullat.
Në videon më poshtë, shihet një veturë e policisë teksa hynë në të kuqen, në semaforin tek “Santea” në Prishtinë.
Vetëm pak më vonë, një veturë tjetër e policisë, pa radhë, del e para për t’u kyçur në anën e majtë.
Madje, polici, pasi e sheh shoferin që e kritikon për këtë gjest, del nga vetura dhe “e qorton”, duke i bërë pyetjen “çfarë ke” dhe duke i thënë që të qetësohet.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.