Lajmet e fundit

Ahmetit: Në qoftë se Thaçi nuk bëhet president, Mustafa nuk mbetet kryeministër

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sërish ka shkruar në Facebook, ku ka kritikuar dy partnerët kryesorë të koalcionit qeverisës, Hashim Thaçin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK-së. Ahmeti ka bërë një llogari të tij, për hesapet që mund ti kenë bërë Thaçi e Mustafa për postet më të rëndëishme të vendit, transmeton Indeksonline.

Ahmeti e ka lidhur çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si interes I drejtpërdrejt i kryeministrit aktual Isa Mustafa.

Kështu shkruan Ahmeti në Facebook

Hashim Thaqi ia premtoi Isa Mustafës kryeministrinë.

Isa Mustafa ja premtoi Hashim Thaqit Presidencën.
Për tu bërë president, atij i duhen votat e Lista Srpskës. Asaj ja premtoi Asociacionin.
Ne qoftë se nuk ja jep Asociacionin, atëherë Thaqi nuk i ka votat e Srpskes dhe nuk bëhet president.
Në qoftë se Thaqi nuk bëhet president, atëherë Isa Mustafa nuk mbetet kryeministër.
Këto janë arsyet pse Isa Mustafa me çdo kusht e shtyen asociacionin edhe kur ka thënë Gjykata se është shkelje e kushtetutës.
Këto janë arsyet pse ja uron Thacit presidencen disa muaj më herët nga votimi vetëm për ta bindur që mos ta prish koalicionin.
Për interesa personale, një vendim si asociacioni nuk duhet të kalojë, sepse politikanët e pushteti janë të përkohshëm e shteti do të mbetet përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.