Lajmet e fundit

Kastrati: Agim Bahtiri gënjeu për fabrikën e kërpudhave (Video)

Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, i ftuar në emisionin “Euro Tribuna”, ka akuzuar rendë kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Sipas Kastratit, Bahtiri ka gënjyer qytetarët  për sa i përket fabrikës së kërpudhave .

“Agim Bahtiri nuk ka pasur fabrikë, as në Leban as në Mitrovicë. Unë jam shumë kureshtarë dhe jam i interesuar të shoh sa ka kushtuar paisja  për fabrikën e kërpudhave. Paisja për kërpudha nuk është e Agimit, ajo është e ardhur në emër të Mabetexit dhe vlera reale është 270 mijë euro, jo 27 milionë sa e ka deklaruar ai”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, qëllimi i tij ka qenë që atë fabrikë ta vendos në tokën e vet dhe për këtë arsye të merr para nga Behgjet Pacolli.

“Aty Bahtiri s’ka asgjë tjetër përpos një qeraje që ka kërkuar të merr nga fabrika. Ai ka synime që ngadalë të përfitojë me këtë rast”, ka thënë Kastrati në “Euro Tribuna”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.