Edhe pse janë disa shtetet të cilat janë renditur në koalicionin kundër ISIS-it, terroristët e grupit islamik i druhen vetëm një vendi. Militantët e ISIS-it kanë frikë një shtet në mënyrë të veçantë, ka shpjeguar një gazetar, i cili ka jetuar për njëfarë kohe me ta.
Jürgen Todenhöfer thotë se luftëtarët e ISIS-it nuk tremben nga ushtarët elitë të Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe apo Amerikës. Ata thonë se të vetmit që ua kanë frikën janë izraelitët.
Todenhöfer, i cili ka kaluar 10 ditë me luftëtarët e Shtetit Islamik, thotë se ata thonë se mund t’ia dalin me trupat amerikane dhe britanike, pasi këta nuk kanë strategji terroriste apo guerrilase.
“Por ata e dinë se izraelitët janë të zotë kur luftojnë përballë guerrilasve dhe terroristëve. Ata nuk kanë frikë as amerikanët, as britanikët. Ata janë të frikësuar nga izraelitët dhe mendojnë se ushtria izraelite është një rrezik real për ta”, thotë ai.