Lajmet e fundit

Pas Kosovës, Obama merr vendin e parë edhe në Amerikë

Brenda një jave presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori tre tituj popullariteti dhe njëri prej tyre lidhet edhe me një sondazh të kryer në Kosovë.

Pas shpalljes në Kosovë si më i admirueshmi nga të gjithë liderët botërorë me 83 për qind të votave; titullit në rang botëror me 59 për qind si burshtetasi më i admiruar; ai edhe në sondazhin e fundit në Shtetet e Bashkuara mori titullin e më të admiruarit në mesin e burrave, me 17 për qind të votave të të deklaruarve.

Më së paku e duan në Rusi… Serbi, Iran…

Në rang botëror ku Obama është jashtëzakonisht popullor, sipas sondazhit të organizatës Gallup, pas Kosovës ku mori vendin e parë janë edhe vendet si Vietnami në vendin e dytë, Portugalia në të tretin, Suedia e katërta dhe Kolumbia në vendin e pestë

Numrin maksimal të votave jo të favorshme Obama e mori në Rusi me 83 përqind. Një gjë ku pajtohen Izraeli dhe Palestina është pikërisht tek personi i presidentit Obama ku në të dyja vendet ai ka një popullaritet të vogël. Vendet e tjera ku Obama-n nuk e duan ose ka një popullaritet të ulët janë edhe Serbia, Pakistani, Armenia dhe Irani.

 Hillary Clinton femra më e admirueshme

Kur është fjala brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tek gjinia femërore, atëherë kandidatja demokrate për presidente dhe ish sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton qëndron në krye të listës.  Sipas organizats Gallup, Zonja Clinton për herë të 14-të radhazi shpallet si personaliteti më i admiruar femër, ndërsa Presidenti Obama këtë titull e ka marrë për të tetën here me radhë.  Në vendin e dytë dhe të tretë në mesin e burrave në Amerikë janë Papa Françesku dhe njëri nga kandidatët e republikanëve për President, miliarderi Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published.