Lajmet e fundit

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi për procesin zgjedhor

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sot ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.

Memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim ngritjen dhe vijueshmërinë e bashkëpunimit të institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore duke siguruar që kjo të bëhet në periudhën e para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve si dhe pas zgjedhjeve.

Kompleksiteti i gjithë ciklit zgjedhor si dhe parregullsitë e paraqitura në proceset e kaluara zgjedhore kanë shtruar nevojën për koordinim të vazhdueshëm në përmirësimin e ambientit që mundëson procese të rregullta zgjedhore, thuhet në njoftimin me këtë rast.

Memorandumi i bashkëpunimit do të nënshkruhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ku përfaqësuesit e secilit institucion do të kenë një fjalë rasti.

Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit bëhet në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, në ora 10:30./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.