Lajmet e fundit

Itali, bllokohet qarkullimi i makinave për tre ditë, shkak ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit në disa prej qyteteve më të mëdha të Italisë duke përfshirë Romën dhe Milanon e ka detyruar qeverinë që të marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative.

Në Kryeqytet është ndaluar përkohësisht qarkullimi i makinave që emetojnë një sasi të madhe gazi, ndërkohë që në Milano, është ndaluar përdorimi i makinave private për një afat tre ditor.

Në rrugët e qytetit janë parë vetëm makina shtetërore dhe ato që kryejnë funksione publike, ndërkohë që qytetarët kanë përdorur transportin publik për të lëvizur.

Kjo nismë u përshëndet edhe nga banorët e qytetit.

“Mendoj se është bërë gjëja e duhur, pasi kjo është një iniciative mjaft e vlefshme për qytetin. Mendoj se duhet të ketë më shumë bashkëpunim midis qytetarëve dhe politikës, në kuadër të mbrojtjes së ambientit.”

Bllokimi i qarkullimit do të vazhdojë për tre ditë midis orës 9:00 dhe 15:00, duke i’u referuar asaj lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.