Një veturë zyrtare është djegur, pronë e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Komunën e Gjilanit, ku viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri vetura zyrtare Nisan Trail, transmeton Gazeta Tribuna.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit, për Gazetën Tribuna ka thënë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar.