Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën, ka thënë sot Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai gjatë një vizite në Kombinatin Trepça,deklaroi se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, por se duhet të gjendet një partner publiko-privat, që do ta aktivizonte këtë gjigand të fjetur të ekonomisë kosovare.
Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim të gjendjes së saj egzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm.
Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata siç është tani është e papranueshme.