Lajmet e fundit

Policia: Do të marrim masa ndaj policëve që shkelën rregullat e komunikacionit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Telegrafin, duke folur për rastin e djeshëm të publikuar në media ku shihen dy vetura të Policisë së Kosovës, duke shkelur rregullat e komunikacionit, ka thënë se ndaj atyre policëve do të merren masa.
Ai tha se janë në dijeni për rastin dhe shumë shpejt do të merren masa ndaj këtyre policëve.

“Askush nuk është mbi ligjin. Të gjithë jemi të barabartë si policët, si qytetarët”, ka shtuar Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.