Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se ka propozuar që statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të jetë i ngjashëm me atë Kishës Katolike në Itali.
Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur gjatë një interviste për B92 ku ka folur gjatë edhe për raportet me Kosovën.
“Në platformën time për Kosovën, kam paraparë një zgjidhje për KOS-in që do të duhej të ishte brenda autonomisë esenciale të Kosovës dhe Metohisë, e që nënkupton dhënies e Kishës statusin që e ka Vatikani në Itali”, ka thënë Nikoliq, transmeton Klan Kosova.
Ai bëri të ditur se ky propozim nuk është marrë parasysh fare nga qeveria ndërsa nuk e ka dërguar fare në Kuvend, pasi që ekzekutivi refuzoi të bëjë ndonjë koment rreth saj.