Në natën e Vitit të Ri përkatësisht me 31 dhjetor do të luhet (16.00) ballafaqimi në mes Villarealit dhe Valencisë, e vlefshme për javën e 17-të të Kampionatit të Spanjës. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është në dyshim që të paraqitet për këtë sfidë, por pritet të aftësohet për takimin e të dielës së fundjavës kundër Real Madridit. Mustafi ka probleme me muskuj dhe për këtë është në dyshim. “Trajneri Gary Neville pritet të mos llogarisë në Mustafin që ka probleme me muskuj. Paraqitja e Mustafit është në dyshim serioz dhe trajneri i Valencias duhet të gjejë alternativa tjera për pjesën defensive”, raporton “superfeporte.es”.